Kapedani” në Armata Më 12 nëntor prej orës Më 12 nëntor prej orës

Kapedani” në Armata Më 12 nëntor prej orës

Pikat kryesore

  • Prodhuar gjatë një periudhe shumë të shkurtër liberalizimi, “Kapedani” ende konsiderohet si një nga thesaret më të dashura në historinë e filmit shqiptar, një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”.
  • Një pjesë e arsyes për qarkullimin e vazhdueshëm të këtij filmi mbase është edhe fakti se “Kapedani” paraqitet shumë ndryshe nga filmat e tjerë të kohës të mbushur me kufizime të ngurta stilistike dhe tematike.
  • Në fakt, filmi hapet me një sekuencë në të cilën Sulo krenar imagjinon të përballet me armiqtë e Shqipërisë, që nga turqit osmanë deri te nazistët, të përzierë në të njëjtën fushë beteje.

Më 12 nëntor, prej orës 19:00 në Kino Armata, jipet filmi “Kapedani” i cili shfaqet në kuadër të programit “Netët e Filmit Shqiptar” i cili organizohet bashkë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Prodhuar gjatë një periudhe shumë të shkurtër liberalizimi, “Kapedani” ende konsiderohet si një nga thesaret më të dashura në historinë e filmit shqiptar, një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Historia e luftëtarit me mustaqe të bardha Sulo, i cili niset nga fshati i tij për në kryeqytet për të zbuluar se pse grave u janë dhënë të njëjtat të drejta si burrat, zë ende vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe transmetohet rregullisht nga televizionet kombëtare. Një pjesë e arsyes për qarkullimin e vazhdueshëm të këtij filmi mbase është edhe fakti se “Kapedani” paraqitet shumë ndryshe nga filmat e tjerë të kohës të mbushur me kufizime të ngurta stilistike dhe tematike. Në fakt, filmi hapet me një sekuencë në të cilën Sulo krenar imagjinon të përballet me armiqtë e Shqipërisë, që nga turqit osmanë deri te nazistët, të përzierë në të njëjtën fushë beteje. Imagjinata dhe komedia nuk ishin lëndë e artit socialist dhe ky film inovativ konsiderohet si kulmi tragjik i një liberalizmi befasues para se qeveria komuniste e kohës të vinte kufizime të forta mbi lirinë artistike. Për shkaqe të gjuhës dhe izolimit politik, kontributi i Shqipërisë në kanunin e klasikëve të kinematografisë së Europës Lindore është injoruar padrejtësisht. Varianti i restauruar në 4K dhe i subtitruar i filmit “Kapedani” është një hap i rëndësishëm për ta sjellë këtë thesar të pazbuluar të kinemasë botërore në vendin e merituar mes kryeveprave ndërkombëtare të kinematografisë. Regjisorë: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo Skenarist: Skënder Plasari Operator: Ilia Terpini Kompozitor: Tahsim Hoshafi Piktor: Shyqyri Sako Montazhi: Marika Vila Prodhuar nga: Kinostudio “Shqipëria e Re” Në role: Albert Verria, Nikolin Xhoja, Flora Mërtiri, Zagorka Shuke, Ismail Zhabiaku, Petro Duka, Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrie Ahmeti, Ferit Gjevori, Haxhi Sejko, Melpomeni Çobani, Dario Llukaci, Fatbardha Lalo, Rauf Pojani, Valbona Simixhi, Reshat Arbana, Saimir Kumbaro, Meropi Xhoja, Tefta Hamzaraj. Punëtoria “Gjurmët e lëvizjes” në ‘Marubi’ Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj Edicioni i pestë i Prozës Artistike ‘Ficton Fest’ Fillon ‘Kinemaja e Zgjeruar’ në Lumbardhi

Lini një Përgjigje