Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për…

Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për…

Pikat kryesore

  • E ftuar dje në “Goca dhe Gra” ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, e cila rrëfeu për sfidat që ka kaluar në jetën e saj.
  • Duke iu referuar ndarjes nga bashkëshorti, Maya tregoi se ka pasur një periudhë të vështirë.
  • Për një periudhë kam pasur goxha momente të trishtuara, kam qenë e zhgënjyer dhe e lodhur.

E ftuar dje në “Goca dhe Gra” ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, e cila rrëfeu për sfidat që ka kaluar në jetën e saj. Duke iu referuar ndarjes nga bashkëshorti, Maya tregoi se ka pasur një periudhë të vështirë. “Disa nga këngët e mia, ia kam kushtuar jetës sime. Për një periudhë kam pasur goxha momente të trishtuara, kam qenë e zhgënjyer dhe e lodhur. Kam një djalë të vogël, të gjitha momentet e trishta i mbajta për vete. Djali nuk i pa kurrë lotët e mi. Një frazë e këngës sime thotë më bënin shoqëri vetëm lotët e mi (përlotet). Zemra është muskul, duhet kuruar. Me kalimin e kohës, ne kujdesemi për ta kuruar zemrën tonë. Un e kam kuruar, por ka pasur plot sfida dhe humbje. Tani zemra ime është në pranverë ”. E pyetur nëse është e divorcuar me bashkëshortin, Maya tha se është e ndarë, por ende me gjyq. “Nuk jemi bashkë, zyrtarisht Akoma të pandarë me gjyq. Ai është baba i djalit tim. Është dikushi në jetë time” -tha këngëtarja. -A i ka kërkuar ish-partneri ribashkim Majës? “ Ai është i pakuptueshëm. Është një natyrë e vështirë. Nuk mund të flas sepse është një person që ka personalitete të ndryshme, të jetë mirë për djalin tim, u bëftë mbret për djalin tim. Kaq. Për djalin më ndihmon jashtëzakonisht shumë (qesh), sepse nuk është fare aty ”. -Si është të jesh nënë dhe baba njëkohësisht? “E hedh vallen si të dua, herë si burrë e herë si grua”

Lini një Përgjigje