Kalova për 5 sekonda”: Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull…

Kalova për 5 sekonda”: Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull…

Pikat kryesore

  • Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta.
  • Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.
  • E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.

Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt. Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta. Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa. E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime. Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Simon Calder, në një raportim për CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon. “Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. M’u deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.

Lini një Përgjigje