Kalaja e Gjirokastrës rregjistron 200 mijë turistë, gjatë janar-gushtit

Përgjatë periudhës janar-gusht 2025 kalaja e Gjirokastrës regjistron 200 mijë vizitorë numër më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kështjella e gurtë është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, e cila mirëpret turistë nga Shqipëria dhe mbarë bota.

Pamja madhështore dhe historia unike e bëjnë kalanë e Gjirokastrës një nga atraksionet më të veçanta dhe pikë reference për turizmin në vendin tonë.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, në Itali kam shumë miq shqiptarë, të cilët ma sugjeruan këtë udhëtim, mendoj se ky qytet është një vend i veçantë që duhet vizituar si për resurset natyrore ashtu edhe ato turistike.

Krahas bukurive të kësaj kështjelle me ka bërë përshtypje mikpritja e njerëzve si dhe kuzhina e gatimeve karakteristike”.-shprehet një turist italian “Vizita jonë e parë në Shqipëri dhe këtu në qytetin e Gjirokastrës po na lë mbresa të veçanta.

Krahas bukurisë së vendit dhe njerëzit këtu janë të dashur dhe mikpritës,kemi me të vërtetë kujtime të bukura”.-shprehet nj-shprehet një turiste angleze.

Krahas kështjellës pjesë interesante e tureve turistike në Gjirokastrës janë Pazari karateristik, banesat e gurta, muzeumet,etj.

Lini një Përgjigje