Pikat kryesore
- Nesër përfundon afati për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e institucioneve.
- Albin Kurti si kryetar i LVV-së, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka edhe 24 orë t’i sigurojë numrat e nevojshëm për fomimin e institucioneve.
- Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se nga deklarimet që vijnë nga kjo parti duket se nesër nuk do të ketë Qeveri.
Nesër përfundon afati për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e institucioneve. Albin Kurti si kryetar i LVV-së, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka edhe 24 orë t’i sigurojë numrat e nevojshëm për fomimin e institucioneve. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se nga deklarimet që vijnë nga kjo parti duket se nesër nuk do të ketë Qeveri. “Sipas deklaratave po duket që jo, nuk formohet Qeveria nesër” tha Kadrijaj shkurt për “Gazeta Blic”. Deputetja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një paraqitje televizive ka pranuar se nuk i kanë numrat për ‘Qeverinë Kurti 3’. Kusari-Lila tha se ende mungojnë disa vota për shumicën e nevojshme parlamentare. “Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, deklaroi Kusari-Lila raporton “Gazeta Blic”. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/25/2025 11:09 Policët që bien ndesh me ligji- Kërkohet mbikëqyrje më e ashpër 10/25/2025 11:02 Kadrijaj: Sipas deklaratave po duket që, jo, nuk formohet Qeveria nesër!