Pikat kryesore
- Momente emocionale dhe rrëfime pa doreza kanë shoqëruar puntatën speciale ku studio e Top Albania Radio ka zbarkuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
- Në qendër të vëmendjes ishte Selin, e cila u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatorëve lidhur me ndjenjat e saj: A ka pëlqim për Gimbon?
- Selin ka vendosur të jetë plotësisht e sinqertë, duke pranuar publikisht për herë të parë pëlqimin e saj për DJ-në.
Momente emocionale dhe rrëfime pa doreza kanë shoqëruar puntatën speciale ku studio e Top Albania Radio ka zbarkuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në qendër të vëmendjes ishte Selin, e cila u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatorëve lidhur me ndjenjat e saj: A ka pëlqim për Gimbon? Selin ka vendosur të jetë plotësisht e sinqertë, duke pranuar publikisht për herë të parë pëlqimin e saj për DJ-në. “Me Gimbon, çfarë kam ndjerë, e kam shprehur. Selin theksoi se kjo ndjenjë lindi pasi njohu më mirë karakterin e tij dhe vlerësoi qëndrimin korrekt që ai ka mbajtur ndaj saj. Kështu, banorja i ka vënë pikat mbi “i” edhe për raportin me Mirin, duke lënë të kuptohet se me të ka vetëm respekt shoqëror, ndërsa romanca është e fokusuar diku tjetër.