Pikat kryesore
- “Ka çdo ditë klikime fake, përfshirë Dafina Zeqirin”, Ceo i Acromax: Si po kërkojnë këngëtarët 500 mijë euro për copëz këngë!
- Ceo i Acromax, Aldor Nini ka prekur problemin e klikimeve fake të këngëtarëve në Youtube.
- I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se nga monitorimi dalin çdo ditë klikime false, mes të cilëve përfshihet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
“Ka çdo ditë klikime fake, përfshirë Dafina Zeqirin”, Ceo i Acromax: Si po kërkojnë këngëtarët 500 mijë euro për copëz këngë! Bëjnë 2 lekë më shumë dhe… Ceo i Acromax, Aldor Nini ka prekur problemin e klikimeve fake të këngëtarëve në Youtube. I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se nga monitorimi dalin çdo ditë klikime false, mes të cilëve përfshihet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri. Pjesë nga biseda në studio: Aldor Nini: Kemi edhe njerëz që u ka ardhur dita të fitojnë 2 lekë më shumë blejnë një makinë, apartament dhe kujtonë se prekin qiellin me dorë. Më parë kanë jetuar sot për nesër dhe sot harrojnë që muzika është e përkohshme, nëse nuk zhvillohen më tej do të marrin fund. Nisida Tufa: Cila këngë po bën namin për momentin? Aldor Nini: Albani Noizy dhe Angela Peristeri. Nga monitorimi na dalin çdo ditë klikime fake përfshirë edhe Dafina Zeqirin. Kanë klikime nga Vietnami. loading…