Pikat kryesore
- Turin e takimeve “Punët e Shqipërisë” të kryeministrit, Sali Berisha e cilëson vepra të zeza të qeverisë, duke listuar disa prej atyre që i konsideron si aferat më të rënda korruptive të kryeministrit.
- “Punët e Shqipërisë në fakt janë veprat e zeza të Edi Ramës, janë inceneratorët ku janë hedhur miliona euro dhe nuk ka projekt.
- Ky port do jetë çeshtje me përparësi kombëtare e PD-së”, tha Berisha.
Turin e takimeve “Punët e Shqipërisë” të kryeministrit, Sali Berisha e cilëson vepra të zeza të qeverisë, duke listuar disa prej atyre që i konsideron si aferat më të rënda korruptive të kryeministrit. “Punët e Shqipërisë në fakt janë veprat e zeza të Edi Ramës, janë inceneratorët ku janë hedhur miliona euro dhe nuk ka projekt. Porti i Durrësit është Dubai i Ramës. Ky port do jetë çeshtje me përparësi kombëtare e PD-së”, tha Berisha. Pasi la pas akuzat e qeverisë, gjatë u mor me punët e shtëpisë së tij politike, duke kërkuar nga strukturat e partisë gatishmëri maksimale për protestën e 17 prillit. “Opozita duhet të jetë në këmbë. Vendi ndodhet në udhëkryq, për shkak të regjimit të Ramës. Jemi në kilometrin e fundit dhe kemi një problem, të qëndrojmë me të gjithë forcën. Protesta është arma jonë kryesore. Kështu duhet të jetë në çdo akt kryengritjeje paqësore ndaj këtij regjimi”, deklaroi lideri demokrat. Të vetët i paralajmëroi se do të monitorohen për angazhimin që kanë, jo vetëm me qytetarët dhe strukturat e partisë, por edhe në betejën virtale me kundërshtarët politike. Prej tyre kërkoi të ndjekin modelin e opozitës në Hungari, e cila solli përmbysjen e pushtetit pas 16 vite qeverisjeje të Viktor Orbanit.