Pikat kryesore
- Java e 16-të e Kategorisë së Parë/ Laçi mposht Skënderbeun, fitojnë edhe Pogradeci, Korabi & Besa Është mbyllur java e 16-të e Kategorisë së Parë me ndeshjen e fundit të zhvilluar mes Lushnjes dhe Besës.
- Besa e Kavajës regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi në transfertë ndaj Lushnjes me rezultatin minimal 1-0.
- Në duelin më të fortë të javës, Laçi mposhti Skënderbeun në shtëpi 2-1, duke ngushtuar diferencën në vetëm 4 pikë me korçarët, që kryesojnë kampionatin dhe kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Java e 16-të e Kategorisë së Parë/ Laçi mposht Skënderbeun, fitojnë edhe Pogradeci, Korabi & Besa Është mbyllur java e 16-të e Kategorisë së Parë me ndeshjen e fundit të zhvilluar mes Lushnjes dhe Besës. Besa e Kavajës regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi në transfertë ndaj Lushnjes me rezultatin minimal 1-0. Në duelin më të fortë të javës, Laçi mposhti Skënderbeun në shtëpi 2-1, duke ngushtuar diferencën në vetëm 4 pikë me korçarët, që kryesojnë kampionatin dhe kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Me të njëjtin ritëm po ecën edhe Pogradeci, i cili këtë fundjavë mundi Kukësin 2-0. Liqenorët renditen në vendin e tretë, me një pikë më pak se Laçi i vendit të dytë. Korabi arriti një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Apoloninë në Fier me rezultatin e thellë 3-0. loading…