Pikat kryesore
- Jasir Asani ka dhënë së fundi një intervistë për një TV në Iran.
- Shqiptari ishte i ftuar në një emision, ku ka folur për transferimin e tij te Esteghlal.
- Gjithashtu Asani ka nënvizuar se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të kaluar te Esteghlal.
Jasir Asani ka dhënë së fundi një intervistë për një TV në Iran. Shqiptari ishte i ftuar në një emision, ku ka folur për transferimin e tij te Esteghlal. Gjithashtu Asani ka nënvizuar se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të kaluar te Esteghlal. “Klubi korean më tha ose duhet të shkosh në ligën japoneze, ose duhet të vish në stërvitje. Dhe nëse nuk shkon në ligën japoneze, nuk do të të japim as edhe një minutë lojë. Unë i thashë, mirë, edhe nëse nuk luaj asnjë minutë në Kore, nuk më intereson sepse dua të shkoj te Esteghlal. Isha gati të sakrifikoja gjithçka, vetëm që një ditë të arrija te Esteghlal. Që nga dita e parë dhe në shikimin e parë, u dashurova me Esteghlalin”, ka deklaruar “mëngjarashi”. Por vlen të theksohet se pavarësisht marrëdhënies që u prish mes palëve, muaj më parë Gwangju njoftii largimin e Asanit si hero nga Koreja e Jugut, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.