Janjiq thotë se VV-ja dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale

Janjiq thotë se VV-ja dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale Analisti politik, Dushan Janjiq, vlerësoi se humbësit më të mëdhenj të krizës parlamentare në Kosovë janë deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Lista Serbe, të cilët, sipas tij, i kanë qëllimet e njëjta.

Sipas Janjiq, moszgjedhja e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb, i cili është kusht për konstituimin e Kuvendit, ka krijuar një situatë të bllokuar që ka dëmtuar të dy palët.

Ai thekson se konflikti politik brenda komunitetit serb dhe qëndrimi i Vetëvendosjes për të mbajtur statusin e qeverisë në detyrë për një periudhë më të gjatë kanë kontribuar në këtë krizë.

“Lista Serbe dhe Kurti janë humbësit kryesorë në këtë lojë politike, ndërsa Beogradi do të jetë humbësi katastrofal kur të bëhet bilanci”, deklaroi Janjiq për Danas.

Sipas tij, Lista Serbe ka të njëjtat qëllime si Kurti; të zvarrisë procesin deri në zgjedhje të reja.

Ai shtoi thotë se opozita e Vetëvendosjes deri tani ka treguar forcë në bllokimin e kandidatëve të tyre për kryetar të Kuvendit.

As Kurtit nuk i është ngutur në këtë proces, sepse qëllimi i kreut të VV-së, sipas tij, është që të qeverisë në një situatë të jashtëzakonshme në Kosovë për rreth një vit e gjysmë.

Janjiq thotë se VV-ja dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale “Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja” Parashikimi i motit për ditët e para të shtatorit Lëndohet në aksident ish-guvernatori i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës Është fans i flaktë vetë i klubit, Edi Rama reagon për transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi: Ec aty shqipe Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

Lini një Përgjigje