Jamie Vardy drejt Serie A, marrëveshja tashmë e përfunduar Sulmuesi i njohur anglez, Jamie Vardy, është shumë pranë një aventure të re në Serie A.
Vardy pritet të firmosë si lojtar i lirë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin italian deri në qershor të vitit 2026.
Marrëveshja përfshin edhe opsionin për një vit shtesë, deri në 2027, i cili do të aktivizohet automatikisht në rast se Cremonese arrin të mbijetojë në Serie A.
38-vjeçari, që u bë legjendë e Leicester Cityt me titullin historik të Premier League në vitin 2016, shihet si një përforcim i madh për sulmin e skuadrës italiane, e cila synon të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve.
Jamie Vardy drejt Serie A, marrëveshja tashmë e përfunduar E konfirmon FSHF: Ylber Ramadani mungon në dy ndeshjet e shtatorit Juventusi në bisedime me Lille për Zhegrovën Vazhdojnë negociatat mes Fenerbahces e Man Cityt për Ederson Man Utd e rikthen fokusin te Emiliano Martinez