Izraeli thotë se do të hapë pikëkalimin e Rafahut “në ditët në vijim”

Izraeli thotë se do të hapë pikëkalimin e Rafahut “në ditët në vijim”

Pikat kryesore

  • Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori.
  • “Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, u tha në njoftim.
  • Megjithatë, në një njoftim të Shërbimit për informim shtetëror të Egjiptit u mohua koordinimi me Izraelin për hapjen e kufirit në Rafah në ditët në vijim.

Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori. “Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimin dhe nën udhëzimin e spektrit politik, pikëkalimi i Rafahut do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve nga Rripi i Gazës për në Egjipt”, tha COGAT, që është autoritet përgjegjës për zbatimin e politikave izraelite në territoret palestineze. “Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, u tha në njoftim. Megjithatë, në një njoftim të Shërbimit për informim shtetëror të Egjiptit u mohua koordinimi me Izraelin për hapjen e kufirit në Rafah në ditët në vijim. Kjo do të ishte në përputhje me qasjen e formuluar në propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për armëpushim, u tha në deklaratë. COGAT tha se procesi pas rihapjes së kufirit do të ishte i ngjashëm me mekanizmin që ekzistonte në janar 2025, kur pikëkalimi u hap për një periudhë të shkurtër për të lejuar daljen e banorëve të plagosur të Gazës dhe më pas u mbyll sërish. Hapja e kufirit me Egjiptin është shtyrë disa herë që nga arritja e marrëveshjes për armëpushim më 10 tetor. Që atëherë, palestinezët kanë mundur të largohen nga Rripi i Gazës vetëm përmes pikëkalimit Kerem Shalom, nën kufizime të rrepta. Izraeli nuk dëshiron që Rafahu të shërbejë si pikëkalim për të lejuar dërgesat e ndihmave humanitare, të cilat kryesisht mbërrijnë në Gaza përmes pikëkalimit Kerem Shalom. BE-ja planifikon të kontribuojë në operacionet e monitorimit në Rafah përmes misionit të saj civil për Asistencë Kufitare, sapo pikëkalimi të hapet. /REL/ loading…

Lini një Përgjigje