Italia kërkon fitoren e dytë në kualifikueset e Botërorit 2026

Kombëtarja italiane është në prag të një ndeshjeje vendimtare për kualifikimet e Botërorit 2026, ku do të përballet me Izraelin. Mesfushori Sandro Tonali, gjatë një konference për shtyp, theksoi se skuadra ka një qëllim të qartë: “Ne kërkojmë vetëm tri pikë. Nuk duhet të mendojmë për playoff-in apo Norvegjinë. Çdo ndeshje ka karakterin e vet, por qëllimi ynë mbetet gjithmonë fitorja.” Tonali shprehu optimizëm dhe vendosmëri, duke theksuar se skuadra do të dalë në fushë si një grup i bashkuar dhe luftarak.

Lini një Përgjigje