Ismaili për bashkëqeverisjen me Ramën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin, tha se vendimi për të bashkëqeverisur me Përparim Ramën ishte marrë "vetëm për të mirën e Prishtinës". Ai përmendi se gjatë periudhës së bashkëqeverisjes kishte dërguar pesë drejtorë, si dhe nënkryetaren e parë grua për Prishtinën, të cilët, sipas tij, u treguan shumë të suksesshëm dhe sollën rezultate konkrete, nga arsimi deri te ndriçimi publik. Ismaili u shpreh se ata kishin votuar projektet për kryeqytetin që lidhen me arsimin, kulturën dhe sportin, por jo kur, siç tha ai, "ishin propozuar shkëmbime tokash në rastin e njohur të Badovcit, në interes të Ramës dhe një grupi të vogël njerëzish, duke dëmtuar qytetarët". Ismaili tha se pikërisht këto praktika e shtynë të tërhiqej nga bashkëqeverisja, pasi nuk mund të pranonte të vazhdonte qeverisjen në dëm të qytetarëve të Prishtinës.

Lini një Përgjigje