Ish deputeti, i pandehur/ SPAK: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian…

Ish deputeti, i pandehur/ SPAK: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian…

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim.
  • Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku.
  • Ndërkaq, për gjykim është dërguar edhe ish deputeti Arben Ndoka.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim. Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkaq, për gjykim është dërguar edhe ish deputeti Arben Ndoka. Sipas hetimeve, ish deputeti Ndoka dhe Arian Tuku planifikuan vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami. “Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.”, thuhet në njoftimin e SPAK./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Grup i strukturar kriminal/ SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, mes tyre Ervis Martinaj, Endrit Dokle, ish deputeti e zyrtarë policie Trafikonin emigrantë/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim grupin me 33 anëtarë GJKKO fajtorë 4 pjesëtarët e grupit Habilaj, dënohen me 32 vjet burg në total

Lini një Përgjigje