Ish-arbitri i FIFA-s: Ndërhyrja e Leo Messit ishte më e rëndë se ajo e Balogun në…

Ish-arbitri i FIFA-s: Ndërhyrja e Leo Messit ishte më e rëndë se ajo e Balogun në…

Pikat kryesore

  • Vendimi për ta ndëshkuar me karton të kuq Folarin Balogun në fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Botërorin 2026.
  • Në sfidën e fazës së 1/16 së finales, sulmuesi amerikan shënoi golin e parë në suksesin 2-0, por më vonë u largua nga loja pas një ndërhyrjeje ndaj mbrojtësit Tarik Muharemovic.
  • Fillimisht, arbitri brazilian Raphael Claus nuk e konstatoi rastin, por pasi u njoftua nga VAR-i dhe pa përsëritjet, vendosi t’i tregojë Balogunit kartonin e kuq.

Vendimi për ta ndëshkuar me karton të kuq Folarin Balogun në fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Botërorin 2026. Në sfidën e fazës së 1/16 së finales, sulmuesi amerikan shënoi golin e parë në suksesin 2-0, por më vonë u largua nga loja pas një ndërhyrjeje ndaj mbrojtësit Tarik Muharemovic. Fillimisht, arbitri brazilian Raphael Claus nuk e konstatoi rastin, por pasi u njoftua nga VAR-i dhe pa përsëritjet, vendosi t’i tregojë Balogunit kartonin e kuq. Ky vendim solli reagime të shumta, ndërsa trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, këmbënguli se ai aksion nuk justifikonte përjashtimin nga ndeshja. Në diskutim është përfshirë edhe ish-gjyqtari i FIFA-s, Mark Halsey, i cili e krahasoi këtë episod me ndërhyrjen e Lionel Messit ndaj Aissa Mandit në takimin Argjentinë-Algjeri, ku futbollisti argjentinas nuk u ndëshkua as me karton të verdhë. Sipas Halseyt, rasti i Messit ishte më i rëndë se ai i Balogunit dhe duhej të ishte shqyrtuar nga VAR-i. “Nëse kthehemi te ndeshja Argjentinë-Algjeri, ishte ndërhyrja e Messit. Në atë rast, Messi nuk kishte asnjë mundësi për të luajtur topin dhe ishte një ndërhyrje e dobët. Ai i kalon takat në pjesën e pasme të pulpës së lojtarit algjerian”. “Për mua, ajo ndërhyrje ishte shumë më e rëndë se ajo që pamë nga Balogun. VAR-i duhej të rekomandonte një rishikim, sepse ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm i gjyqtarit të ndeshjes”, deklaroi Halsey. Ndërkohë, Balogun do të mungojë në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales kundër Belgjikës për shkak të pezullimit, ndërsa FIFA mund t’ia zgjasë dënimin nëse komisioni disiplinor arrin në përfundimin se ndërhyrja meriton më shumë se një ndeshje pezullim.

Lini një Përgjigje