Pikat kryesore
- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, deklaroi se Irani ka theksuar që në fillim se nuk do ta kthejë Ngushticën e Hormuzit në statusin e para luftës.
- Sipas tij, e drejta ndërkombëtare e detit nuk lejon tarifa për kalimin në ngushticë, por Irani mund të vendosë tarifa për shërbime të veçanta në bashkëpunim me Omanin.
- Shala tha se synimi është një lloj privatizimi i Hormuzit përmes ofrimit të shërbimeve, gjë që kundërshtohet nga Trump.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, deklaroi se Irani ka theksuar që në fillim se nuk do ta kthejë Ngushticën e Hormuzit në statusin e para luftës. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare e detit nuk lejon tarifa për kalimin në ngushticë, por Irani mund të vendosë tarifa për shërbime të veçanta në bashkëpunim me Omanin. Shala tha se synimi është një lloj privatizimi i Hormuzit përmes ofrimit të shërbimeve, gjë që kundërshtohet nga Trump. “ Irani që në fillim ka theksuar se nuk do të kthehet ngushtica në statusin e para luftës. Në raport me të drejtën ndërkombëtare të detit, është e papranueshme që të ketë tarifa në ngushticë, ndërsa thuhet se kur ofrohen shërbime të veçanta mund të vendosen tarifa. Me këtë pjesë luajnë iranianët; mund të vendosin tarifa për shërbimet. Në bashkëpunim me Omanin kanë vendosur disa rregulla. Duan ta privatizojnë Hormuzin me idenë e ofrimit të shërbimeve dhe këtë gjë nuk e do Trump.“ / abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë Vrau vëllanë me thikë/ Kavajë, vihet në pranga 76-vjeçari (EMRAT) Tirana Live me Rovena Neziri, (24/06/2026)