Pikat kryesore
- Bregu i Fildishtë ka siguruar vendin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi 2-0 ndaj Curaçaos dhe e mbylli grupin në pozicionin e dytë.
- Vendimtar në këtë duel ishte Nicolas Pepe, i cili realizoi të dy golat për “Elefantët” dhe i çoi afrikanët më tej në turne.
- Avantazhi erdhi shumë shpejt, në minutën e 7-të, kur Yan Diomande shërbeu një asist të saktë dhe Pépé e finalizoi me qetësi brenda zonës për 1-0.
Bregu i Fildishtë ka siguruar vendin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi 2-0 ndaj Curaçaos dhe e mbylli grupin në pozicionin e dytë. Vendimtar në këtë duel ishte Nicolas Pepe, i cili realizoi të dy golat për “Elefantët” dhe i çoi afrikanët më tej në turne. Avantazhi erdhi shumë shpejt, në minutën e 7-të, kur Yan Diomande shërbeu një asist të saktë dhe Pépé e finalizoi me qetësi brenda zonës për 1-0. Curaçao pati disa raste për të kthyer rezultatin, por Leandro Bacuna dhe Sherel Floranus nuk arritën t’i shfrytëzonin mundësitë e krijuara. Goli që vulosi gjithçka u shënua në minutën e 64-t. Ibrahim Sangaré e gjeti të lirë Nicolas Pépén në zonë dhe sulmuesi e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për 2-0. Në çastet e fundit, Curaçao kërkoi të rikthehej në lojë, ndërsa Bregu i Fildishtë i shpëtoi edhe një penalltie të mundshme, pasi gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën pas një dueli të debatueshëm në zonë. Me këtë sukses, Bregu i Fildishtë e përfundon fazën e grupeve me 6 pikë në vendin e dytë dhe siguron kalimin në fazën eliminatore, ndërsa Curaçao e mbyll këtu aventurën e saj në Kupën e Botës.