Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Pikat kryesore

  • Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën.
  • Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale.
  • “Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme.

Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën. Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale. “Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme. Ai thekson se Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj konflikteve apo luftërave, dhe për këtë arsye, shumë investitorë të huaj që dikur investonin në Dubai po marrin në konsideratë Rivierën shqiptare si destinacion të ri për investimet e tyre. “Tashmë po shfaqet faza fillestare e interesimit, ku disa shoqëri që blinin prona në Dubai po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në vila dhe apartamente në Shqipëri, me qëllim kthimin e kapitalit përmes qiradhënies apo rritjes së vlerës së pronave. Ky trend pritet të rrisë kërkesën dhe të ndikojë gradualisht në çmimet e pronave në zonat premium bregdetare të vendit. Si u godit Dubai nga lufta në Lindjen e Mesme Dubai u bë shumë tërheqës për pasuritë e paluajtshme vitet e fundit sepse u perceptua si një strehë e sigurt për kapitalin ndërkombëtar, me taksa shumë të ulëta, lehtësi për të bërë biznes dhe një treg që ofronte kthime të larta nga qiratë dhe rritja e vlerës së pronës. Reuters shkruante se për dekada forca e Dubait ka qenë pikërisht imazhi i tij si një vend i qëndrueshëm në një rajon me tensione, ndërsa investitorët tërhiqeshin edhe nga infrastruktura moderne dhe klima miqësore ndaj kapitalit të huaj. Në vitet e fundit, këtë interes e kanë ushqyer edhe më tej shitjet e larta të pronave në ndërtim dhe hyrja e blerësve të huaj që kërkonin jo vetëm fitim, por edhe diversifikim gjeografik të investimeve të tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo goditje ndaj perceptimit të Dubait si “port i sigurt” ka filluar të shtyjë një pjesë të këtij kapitali drejt tregjeve alternative.

Lini një Përgjigje