Investimi në Zvërnec, për shqiptarët”, Rama: Mos dëgjoni blogeret

Investimi në Zvërnec, për shqiptarët”, Rama: Mos dëgjoni blogeret

Pikat kryesore

  • “Tani është bërë një barcaletë ditët e fundit, lidhur me një zhvillim që ka ngjallur debat të madh.
  • Është gabim të flitet në këtë mënyrë, një gënjeshtër e madhe, që të mendohet në këtë mënyrë.
  • Sa më e lartë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta pagat.

Investimi në Zvërnec, për shqiptarët dhe paga më të larta. Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së 3-të për arsimin dhe formimin profesional, rrëzoi aludimet se resorti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump do të jetë një tokë e ndaluar për shqiptarët, dhe vetëm një “ishull” ku do të pushojnë dhe punojnë vetëm të huajt. “Tani është bërë një barcaletë ditët e fundit, lidhur me një zhvillim që ka ngjallur debat të madh. Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri, për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasurit, për punonjës nga Filipinet dhe Bangladeshi, se duan t’i paguajnë shumë pak, është një ide që s’ka lidhje me realitetin. Është gabim të flitet në këtë mënyrë, një gënjeshtër e madhe, që të mendohet në këtë mënyrë. Sa më e lartë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta pagat. Sa më e ulët cilësia e turizmit, aq më të ulëta pagat”, pohoi Rama. Por sërish Rama për këto aludime drejtoi gishtin nga influencerët, duke i akuzuar për racizëm.

Lini një Përgjigje