Pikat kryesore
- Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, nga tryeza e organizuar nga Komisioni për Mbikëqyrjen Institucionale, ka kërkuar reforma të vërteta për integrimin në Bashkimin Evropian.
- Siaps tij nuk mjafton vetëm përkthimi i ligjeve, por zbatimi i tyre dhe krijimi i kulturës institucionale.
- Sipas tij komisioni për mbikëqyrjen institucionale është me rëndësi dhe kërkoi më shumë bashkëpunim.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, nga tryeza e organizuar nga Komisioni për Mbikëqyrjen Institucionale, ka kërkuar reforma të vërteta për integrimin në Bashkimin Evropian. Siaps tij nuk mjafton vetëm përkthimi i ligjeve, por zbatimi i tyre dhe krijimi i kulturës institucionale. Sipas tij komisioni për mbikëqyrjen institucionale është me rëndësi dhe kërkoi më shumë bashkëpunim. “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar. Nëse do të ishte kështu, procesi ndoshta mund të përfundohej nga një sistem shumë inteligjent i inteligjencës artificiale dhe disa juristë të lodhur duke pirë shumë kafe natën vonë”, tha ai.