Pikat kryesore
- BRUKSEL- Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
- Vendimi u mor sot në Bruksel, gjatë Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
- Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë.
BRUKSEL- Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendimi u mor sot në Bruksel, gjatë Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim për progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave. Kreu i qeverisë theksoi se procesi kërkon punë të vazhdueshme dhe angazhim të mëtejshëm për përmbushjen e standardeve evropiane. “Sapo ramë dakord që të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë se reformat po japin rezultate dhe se vendi ynë është i përgatitur për të marrë përsipër sfidat e anëtarësimit. Shqipëria jep rezultate, BE-ja jep rezultate. Faleminderit, Marta, që ke qenë këmbëngulëse dhe e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtimin e duhur, pavarësisht pengesave. Ne po i sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë dhe po përforcojmë standardet tona”, tha Rama. Hapja e këtyre kapitujve shënon një tjetër etapë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta e 45 e qytetarëve/ Protestuesit në shesh në orën 20:00, sjell pamjet reale “Mbështesim vizionin e Shqipërisë”, Marta Kos: Po motivon edhe vendet e tjera kandidate Projekti për Zvërnecin/ Marta Kos: Mbrojtja mjedisore, pjesë e kritereve të BE