Ilir Beqja: Ilir Beqja mbetet në qeli/ Apeli i Posaçëm nuk i ndryshon masën e sigurisë…

Ilir Beqja: Ilir Beqja mbetet në qeli/ Apeli i Posaçëm nuk i ndryshon masën e sigurisë…

Pikat kryesore

  • Vendimi ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtarja Miliana Muça.
  • Dosja SASPAC prej gati një viti ndodhet në fazë paraprake, teksa në paraburgim për këtë çështje ndodhet edhe bashkëpunëtori i Beqajt Ermal Kurtualaj.

Vendimi ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtarja Miliana Muça. Kjo është e disata herë që shkalla e parë e gjyqësorit rrëzon kërkesën e Beqajt për tu liruar nga qelia, aty ku mbahet prej korrikut të vitit 2024 si person i dyshuar nga SPAK për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC, në kohën kur kjo agjenci drejtohej prej tij. Dosja SASPAC prej gati një viti ndodhet në fazë paraprake, teksa në paraburgim për këtë çështje ndodhet edhe bashkëpunëtori i Beqajt Ermal Kurtualaj. Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të BE njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje