Shala ka thënë se Ligji për Qeverinë thotë se “Qeveria në dorëheqje ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës”.
Por, ai thotë se Qeveria Kurti 2 është qeveri në detyrë e jo qeveri në dorëheqje.
“Ligji për Qeverinë (neni 31.2) thekson se “…Qeveria në dorëheqje ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës.” Por, po ky ligj përcakton edhe se çfarë është një Qeveri në dorëheqje.