Pikat kryesore
- Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit në nisje të fundjavës.
- Sipas të dhënave, nesër, datë 1 maj, priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, kryesisht në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
- Në verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1000m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit në nisje të fundjavës. Sipas të dhënave, nesër, datë 1 maj, priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, kryesisht në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1000m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 21 °C në vendet e ulëta: 6 / 21 °C në vendet malore: 1 / 13 °C Nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet Shtuar më 30.04.2026 21:10