I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

Pikat kryesore

  • Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën.
  • Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pylosit, ku 25-vjeçari shqiptar pasi ishte qethur është rikthyer sërish në berberhane dhe ka dhunuar 51-vjeçarin grek e më pas i ka dëmtuar edhe makinën.
  • Sipas mediave fillimisht i riu shqiptar e ka fyer 51-vjeçarin e më pas e ka goditur me shkop.

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën. Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pylosit, ku 25-vjeçari shqiptar pasi ishte qethur është rikthyer sërish në berberhane dhe ka dhunuar 51-vjeçarin grek e më pas i ka dëmtuar edhe makinën. Sipas mediave fillimisht i riu shqiptar e ka fyer 51-vjeçarin e më pas e ka goditur me shkop. Nuk dihen ende arsyet se çfarë e shtyu shqiptarin të dhunojë berberin. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje