Pikat kryesore
- Arrestohet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi Kostandin Nishku, 65 vjeç.
- Nishku është në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Kasacionit, me vendimin nr.
- 319, datë 18.11.1998, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.
Arrestohet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi Kostandin Nishku, 65 vjeç. Nishku është në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Kasacionit, me vendimin nr. 319, datë 18.11.1998, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 103, datë 10.09.1998, të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta”, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal. Nishku i fshihej drejtësisë prej 29 vitesh. I arrestuari ka vrarë një fëmijë 10 vjeç, më datë 19.03.1997 në Gramsh, pasi kishte shkuar në banesën e tij për t’i vrarë babanë. Pasi nuk e ka gjetur objektivin në shtëpi, i ka vrarë fëmijën.