I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

Pikat kryesore

  • Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Elton Halili, i cili dyshohet si autor i 7 veprimtarive kriminale.
  • Sipas policisë ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte dhunuar një mjek për shkak të detyrës.
  • Halil dyshohet gjithashtu për 3 vjedhje dhe një kanosje gjatë muajit shkurt, përfshirë vjedhje në një banesë në Yzberisht dhe në dy kompani në rrugën e fshatit Prush.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Elton Halili, i cili dyshohet si autor i 7 veprimtarive kriminale. Sipas policisë ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte dhunuar një mjek për shkak të detyrës. Halil dyshohet gjithashtu për 3 vjedhje dhe një kanosje gjatë muajit shkurt, përfshirë vjedhje në një banesë në Yzberisht dhe në dy kompani në rrugën e fshatit Prush. Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim. Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, nga një shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, në kuadër të operacionit “Eksponenti”, u ndalua shtetasi E. H., 28 vjeç, i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lini një Përgjigje