Pikat kryesore
- Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 mars operacionin e koduar “Operacionalja 88”, duke vënë në pranga një 50-vjeçar.
- B.M, banues në kryeqytet është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Firences.
- “Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 mars operacionin e koduar “Operacionalja 88”, duke vënë në pranga një 50-vjeçar. B.M, banues në kryeqytet është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Firences. Ai akuzohet për veprën penale “trafik i lëndëve narkotike”. “Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë ”, thuhet në njoftim. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit B.M, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.