Humbën në zonën malore të Polisit/ Gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë. është…

Humbën në zonën malore të Polisit/ Gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë. është…

Pikat kryesore

  • Një operacion intensiv kërkim-shpëtimi i Policisë së Librazhdit ka përfunduar me sukses, duke shpëtuar shëndoshë e mirë dy turistë gjermanë që kishin humbur orientimin në zonën malore të Polisit.
  • Pas njoftimit se ishin humbur kontaktet GPS me turistët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, të mbështetura nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, nisën menjëherë kërkimet në terren.
  • Pas 15 orësh kërkimesh intensive, dy shtetasit gjermanë u gjetën në fshatin Gaferr (Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas) në gjendje të mirë shëndetësore.

Një operacion intensiv kërkim-shpëtimi i Policisë së Librazhdit ka përfunduar me sukses, duke shpëtuar shëndoshë e mirë dy turistë gjermanë që kishin humbur orientimin në zonën malore të Polisit. Pas njoftimit se ishin humbur kontaktet GPS me turistët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, të mbështetura nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, nisën menjëherë kërkimet në terren. Për lokalizimin e tyre u përdorën edhe dronë. Pas 15 orësh kërkimesh intensive, dy shtetasit gjermanë u gjetën në fshatin Gaferr (Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas) në gjendje të mirë shëndetësore. Nga verifikimet rezultoi se turistët kishin humbur rrugën dhe e kishin pasur të pamundur të kërkonin ndihmë për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonë. Turistët kanë falënderuar efektivët e policisë për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar. Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan siguron se mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së të gjithë vizitorëve që eksplorojnë zonat turistike dhe malore të qarkut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Misteri i zhdukjes së 34-vjeçarit në Tiranë/ Karamuço: Policia është tejet e rezervuar. Ja pistat ku po heton… EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali 42-vjeçari Detaje të reja nga vrasja në Paskuqan/ Dy pistat e hetimit, gjendet automjeti i dyshuar i autorit

Lini një Përgjigje