Hulumtuesi i IKD-së për pagën e 13-të: Forma e vendosjes është e paligjshme

Hulumtuesi i IKD-së për pagën e 13-të: Forma e vendosjes është e paligjshme

Pikat kryesore

  • “Në formën siç është vendos është sërish e paligjshme, sepse nuk i ndjek fillimisht parimet e ligjshmërisë, e pastaj të qeverisjes së mirë”, tha Jakaj.
  • Kriter tjetër, tha se ka qenë që paga të lidhet me vlerën e koeficientit.
  • Jakaj tha se kundërligjshmëria nuk është prodhuar vetëm tash, por edhe në vitin 2024 lidhur me rritjen e koeficientit të pagës.

string(74) “hulumtuesi-i-ikd-se-per-pagen-e-13-te-forma-e-vendosjes-eshte-e-paligjshme” Hulumtuesi i IKD-së për pagën e 13-të: Forma e vendosjes është e paligjshme Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), duke folur për vendimin e Qeverisë në detyrë për pagën e 13-të në sektorin publik, tha se forma në të cilën është marrë ky vendim, është e paligjshme. “Në formën siç është vendos është sërish e paligjshme, sepse nuk i ndjek fillimisht parimet e ligjshmërisë, e pastaj të qeverisjes së mirë”, tha Jakaj. Jakaj tha se reforma në administratën publike ishte bërë duke ndjekur disa parime: duke pasur përfshirje të grupeve të caktuara në ligjbërje, të mos ketë arbitraritet në përcaktim të pagave në kohë të fushatës zgjedhore dhe që paga të rritet në raport me rritjen ekonomike. Kriter tjetër, tha se ka qenë që paga të lidhet me vlerën e koeficientit. Jakaj tha se kundërligjshmëria nuk është prodhuar vetëm tash, por edhe në vitin 2024 lidhur me rritjen e koeficientit të pagës. Çështja e pagës së 13-të, hulumtuesi tha se do duhej të rregullohet përmes Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Tha se nuk ka pasur konsultime publike në mënyrë që të vendoset për pagën e 13-të. /BetimipërDrejtësi Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit kosovar nga xhandarmëria serbe, Kosova e akuzon Serbinë për cenim të integritetit territorial Salihu nga GAP: LVV-ja i ka mobilizuar strukturat në Prishtinë t’i bindin ato të PDK-së për ta votuar Çekun Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia po synon territore nga Kosova, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia Marta Kos: Shqipëria, një nxënëse e dalluar Trump mbështet Cuomon, paralajmëron të shkurtojë fondet për qytetin e New Yorkut nëse Mamdani fiton garën Deklarata e Kurtit për buxhetin e komunave, Behrami: Logjikë e viteve ’90-ta

Lini një Përgjigje