/ Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të…

/ Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të…

Pikat kryesore

  • Lamallari theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent dhe i bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure të besueshme, me standarde të larta profesionale.
  • Ai e përshkroi Hitën si oficer karriere, profesionist dhe të udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë.
  • Skënder Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët, duke garantuar stabilitet dhe lidership.

Skënder Hita është prezantuar sot në krye të Policisë së Shtetit, në një ceremoni ku Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, e vlerësoi atë si “njeriun e duhur për të udhëhequr Policinë në një moment të rëndësishëm për vendin”. Lamallari theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent dhe i bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure të besueshme, me standarde të larta profesionale. Ai e përshkroi Hitën si oficer karriere, profesionist dhe të udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë. “ Dua të evidentoj 3 elementë domethënës. Së pari lidhur me procesin e ndjekur deri më sot. Për të mbërritur në këtë ceremoni, është kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure të besueshme, që përfaqëson standardet më të larta profesionale të organizatës së Policisë së Shtetit. Skënder Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët, duke garantuar stabilitet dhe lidership. Është një oficer karriere, profesionist dhe i udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë që ka mbajtur ”, u shpreh ai. Ministri nënvizoi gjithashtu rolin e Policisë së Shtetit në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një element teknik dhe thelbësor për ndërtimin e një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe siguria është e garantuar. “ Integrimi i vendit në BE. Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Negociata janë të hapura dhe vijojnë me intensitet me Brukselin dhe vendet anëtare dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor sepse integrimi europian është edhe një proces teknik. Është ndërtimi i një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku siguria është e garantuar dhe institucionet janë të besueshm e”, theksoi ministri. Duke iu drejtuar kreut të ri të Policisë së Shtetit, Lamallari kërkoi nga ai lidership të fortë. “ Zoti Drejtor i Përgjithshëm, ju merrni këtë detyrë kur kërkohet lidership i fortë, vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë sot është edhe një pritshmëri e lartë për të çuar përpara një polici moderne, profesionale dhe në përputhje me standarde europiane. Roli juaj është i qartë: të forconi pro0fesionalimin, të thelloni luftën kundër paligjshmërisë dhe të garantoni që Policia të mbetet institucion në shërbim ët qytetarëve dhe jo mbi ta ”, u shpreh Lamallari.

Lini një Përgjigje