Hetuesia zbarkon në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë

Hetuesia zbarkon në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë

Pikat kryesore

  • Zyrtari i PDK-së në Mitrovicë, Elvis Feka, ka folur mbi dyshimet për keqpërdorim të votave në këtë komunë.
  • Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Feka thotë se në gjashtë kuti nga 35 klasë ku janë numëruar votat, ekziston dyshimi për keqpërdorim të votave dhe ndryshime të fletëvotimeve nga vendvotimi ku janë vendosur.
  • Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së hënës, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, u ndalë rinumërimi i votave, pasi Policia dhe Prokuroria ishin futur brenda kësaj qendre.

Zyrtari i PDK-së në Mitrovicë, Elvis Feka, ka folur mbi dyshimet për keqpërdorim të votave në këtë komunë. Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Feka thotë se në gjashtë kuti nga 35 klasë ku janë numëruar votat, ekziston dyshimi për keqpërdorim të votave dhe ndryshime të fletëvotimeve nga vendvotimi ku janë vendosur. “Nëse e bëjmë një analizë shumë të thjeshtë, ne kemi pasur një marrëveshje të koalicionit me katër subjekte politike në Mitrovicë, që vetëm komisionerët e vëzhgues, e kanë një gamë prej 800 vëzhguesve e komisionerëve, me të cilët ne kemi punuar vazhdimisht, dhe e kemi parë që ne jemi në votat tona, e trendi edhe i daljes por edhe i votave të kundërkandidati, ka qenë një trend tejet i madh”, u shpreh Feka. “Pas kësaj, ne iu kemi rikthyer Qendrës së Numërimit dhe kemi vlerësuar që nga 35 klasa që tashmë janë numëruar, janë gjashtë kuti që kanë dyshime të bazuara për keqpërdorim të votave dhe ndryshim të fletëvotimeve nga vendvotimi ku janë vendos”, tha ai. Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së hënës, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, u ndalë rinumërimi i votave, pasi Policia dhe Prokuroria ishin futur brenda kësaj qendre. Mirëpo, prokurori Shpëtim Peci ka dhënë urdhrin që rinumërimi të nisë, megjithëse i njëjti nuk u deklarua për media. Programi më modern në fushën e sigurisë kombëtare, politikave publike dhe qeverisjes, në partneritet me Arizona State Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball 11/10/2025 21:43 Reagon Behramaj | Prokurori Peci paska thënë: Grahni, se nuk është asgjë, gabime me numra serikë 11/10/2025 21:42 IPK rekomandoi suspendimin e katër zyrtarëve policorë 11/10/2025 21:35 Zhvillimet në procesin e rinumërimit të votave në Mitrovicë, reagon VV’ja

Lini një Përgjigje