Hetimet për AKSH-in, pezullohet nga detyra zv.Drejtori i Policisë Tiranë

Hetimet për AKSH-in, pezullohet nga detyra zv.Drejtori i Policisë Tiranë

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa masa sigurie për abuzime me tenderë te AKSHI.
  • Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se SPAK ka caktuar masën arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
  • Ndërkohë, masa arrest me burg është caktuar për dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, por ende nuk dihet nëse janë ekzekutuar.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa masa sigurie për abuzime me tenderë te AKSHI. Në orët e para të mëngjesit, SPAK dhe forcat e BKH-së zbarkuan në rezidencën e Kodrës së Diellit në Tiranë ku ushtruan kontrolle, ndërsa ende nuk dihet sa prej masave të sigurisë janë ekzekutuar pasi operacioni është ende në vijim. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se SPAK ka caktuar masën arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ndërkohë, masa arrest me burg është caktuar për dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, por ende nuk dihet nëse janë ekzekutuar. Mësohet se është caktuar masa pezullim nga detyra për Erjon Ismaili zv.drejtor i Policisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje