Heqja e roaming nisin negociatat me BE/ Celular pa tarifa shtesë në BE, synohet të nisë…

Heqja e roaming nisin negociatat me BE/ Celular pa tarifa shtesë në BE, synohet të nisë…

Pikat kryesore

  • Bashkimi Europian duket se i ka dhënë dritën jeshile heqjes së tarifave roaming të telefonisë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
  • Aktualisht sipas burimeve është konfirmuar se ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakort për të miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
  • Ky është hap shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri të cilët me heqjen e tarifave Roaming do të paguajnë më pak për telefonatat që do të kryejnë kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Bashkimi Europian duket se i ka dhënë dritën jeshile heqjes së tarifave roaming të telefonisë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Aktualisht sipas burimeve është konfirmuar se ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakort për të miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky është hap shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri të cilët me heqjen e tarifave Roaming do të paguajnë më pak për telefonatat që do të kryejnë kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Heqja e tarifave roaming nënkupton që gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për telefonata , SMS dhe përdorimin e internetit, por do aplikohen tarifat e vendit të origjinës. Po ashtu heqja e romaingut është një hap drejt integrimit në Bashkimin europian. Vendimi përfundimtar pritet që të merret zyrtarisht nga Këshilli i Bashkimit Europian në 4 qershor.Pas kësaj faze do ët nisë diskutimi dhe negociatat indviduale me shtetet e Ballkanit për të përcaktuar kriteret me kompanitë telefonike. Sipas presidencës Qipriote të Bashkimit Europian, Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit ndaj rajonit. Roam Like at Home” Pa tarifa shtesë zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së. Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë që heqja e roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të jetë në fuqi vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes vendosmërinë dhe përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE Moldavia po konsideron bashkimin me Rumaninë nëse i bllokohet integrimi në BE “Vlerësojmë ecurinë e Shqipërisë”, Costa në Tiranë: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Lini një Përgjigje