Haziri për zhvillimet e fundit në Kuvend: Me rëndësi që agjenda e fshehur po ecën

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një postim në Facebook, situatën aktuale e ka përshkruar si “politikë ‘një hap para e dy prapa’ edhe në rastin e konstituimit të Kuvendit”.

“Kur të gjithë besonin që me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të shumicës politike e etnike, u bë një hap para, ndodhi veprimi.

Ndarja e zgjedhjes së Nënkryetarëve të pakicave dhe dy hapa prapa.

Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën.” Haziri ka thënë se bashkëpunimi është obligativ dhe jo vullnet.

“Këta s’e kuptojmë ose nuk duan ta kuptojnë frymën e Kushtetutës që bashkëpunimi është obligativ e jo vullnet.

Pragmatizmi politik e kompromisi janë vlera në politikë e jo dobësi.

Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndëkombatarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues.

Lini një Përgjigje