Pikat kryesore
- Haradinaj iu referua “të dhënave” të tyre dhe të njëjtën ankesë për këtë komunë e kanë pasë edhe në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
- “Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.
- Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç”.
string(107) “haradinaj-shume-persona-po-marrin-pjese-ne-procesin-e-votimit-ne-junik-pa-qene-banore-do-te-padisim-secilin” Haradinaj: Shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë, do të padisim secilin Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Haradinaj iu referua “të dhënave” të tyre dhe të njëjtën ankesë për këtë komunë e kanë pasë edhe në rundin e parë të zgjedhjeve lokale. “Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç”. Haradinaj ka bërë thirrje që të respektohet rregullat e ligji. “Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin”. Exit poll-i: Në T7 në orën 19:00 rezultatet e matjeve në shumicën e komunave Haradinaj: Shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë, do të padisim secilin KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00 Nga Prokuroria e Shtetit flasin për procesin zgjedhor, Pula: Dy raste penale, tre persona të ndaluar Të dhënat e fundit nga KQZ: Në Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan votuan më shumë, më pak në Prizren, Pejë e Gjakovë