Amir Saipi, lojtari i ndeshjes ndaj Baselit – priti penalltinë e Shaqirit

Amir Saipi, lojtari i ndeshjes ndaj Baselit – priti penalltinë e Shaqirit

Pikat kryesore

  • Mirëpo, atëherë kur i duhej më shumë klubit dhe pas disa ditësh Kosovës, Saipi e rimori vetën dhe tregoi një paraqitje të madhe ndaj Baselit.
  • Saipi madje u lojtari i ndeshjes nga FlashScore, me notën prej 8.9.
  • 25-vjeçari pati shtatë pritje në këtë ndeshje, të cilën Lugano e fitoi 1-0.

Mirëpo, atëherë kur i duhej më shumë klubit dhe pas disa ditësh Kosovës, Saipi e rimori vetën dhe tregoi një paraqitje të madhe ndaj Baselit. Saipi madje u lojtari i ndeshjes nga FlashScore, me notën prej 8.9. 25-vjeçari pati shtatë pritje në këtë ndeshje, të cilën Lugano e fitoi 1-0. Saipi e mbajti portën e paprekur edhe në momentin kur Xherdan Shaqiri mori topin dhe goditi penalltinë për Baselin. Portieri dardan ia priti penalltinë “Shaqës” në minutën e 27-të të ndeshjes. Me këto tri pikë, Lugano shkon në kuotën e 19-të pikëve pas 12 ndeshjeve, ndërsa Baseli është i dyti me 22 pikë pas 13-të ndeshjeve. Ndërkohë, Saipi është i ftuar te kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, që “Dardanët” i luajnë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2026-ës. Sipas gjitha gjasave, Saipi mund të startojë në ndeshjen ndaj Sllovenisë, pasi Arijanet Muric do të mungojë shkaku i suspendimit me kartonë. Kosova është e dyta në Grupin B me shtatë pikë nga katër ndeshje, gjersa Zvicra është e para me dhjetë pikë. Sllovenia ka tri pikë nga katër ndeshje, teksa Suedia ka vetëm një pikë, si e fundit në tabelë. /GazetaExpress/ Reali i gatshëm ta sakrifikojë yllin e skuadrës në një marrëveshje shkëmbimi me Liverpoolin Amir Saipi, lojtari i ndeshjes ndaj Baselit – priti penalltinë e Shaqirit Napoli dështon ndaj Bolognas, mposhtet 2-0 “Nuk do ta ndëshkoje Viniciusin për këtë” – Dëgjohet Simeone në një fjalosje me gjyqtarin Ish-lojtari i Realit e kritikon ashpër Lamine Yamalin Sulmuesi që po e shënjestron Barcelona shpreh dëshirën për të luajtur në Premierligë

Lini një Përgjigje