Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë institucion si një nga arritjet më të mëdha të shtetit.

“Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit,” ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se në këto vite, policët e Kosovës kanë dëshmuar “përkushtim dhe guxim në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik:, duke shtuar se shteti ka për obligim t’u ofrojë kushte dinjitoze, në përputhje me misionin e rëndë dhe fisnik që mbajnë.

“Mirënjohje për gjithë pjesëtarët e Policisë për shërbimin ndaj Atdheut.

Me respekt e nder të veçantë i kujtojmë ata që ranë në krye të detyrës,” ka shkruar më tej Haradinaj.

Ish-kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, merr drejtimin e Asamblesë së OKB-së Hykmete Bajrami akuzon Kurtin se është bërë aleat me Listën Serbe në bllokimin e institucioneve Mijëra protestues dalin në rrugët e Novi Sadit, policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Lini një Përgjigje