Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Pikat kryesore

  • Ashtu siç e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për qytetarët e Tiranës gjatë festave të fundvitit.
  • Aktiviteti i hapjes u shoqërua me atmosferë festive, muzikë live dhe degustim të gjelit të detit, duke tërhequr dhjetëra vizitorë dhe duke krijuar një ambient mikpritës për familjet dhe blerësit.
  • Tregu i Shpendëve në Baldushk do të vijojë aktivitetin e tij deri më 31 dhjetor, duke ofruar kushte të rregullta dhe të organizuara për tregti dhe blerje gjatë gjithë periudhës së festave.

Ashtu siç e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për qytetarët e Tiranës gjatë festave të fundvitit. Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, Fatjon Dhuli, u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin gjelin e detit nga Baldushku, duke e cilësuar atë si një produkt cilësor, tradicional dhe pjesë të pandashme të tryezës së fundvitit. Dhuli theksoi rëndësinë e mbështetjes së tregtarëve dhe fermerëve vendas, duke nënvizuar se ky treg ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale, pasi rritja e gjelit të detit përbën burimin kryesor të të ardhurave për zonën e Baldushkut. Aktiviteti i hapjes u shoqërua me atmosferë festive, muzikë live dhe degustim të gjelit të detit, duke tërhequr dhjetëra vizitorë dhe duke krijuar një ambient mikpritës për familjet dhe blerësit. Tregu i Shpendëve në Baldushk do të vijojë aktivitetin e tij deri më 31 dhjetor, duke ofruar kushte të rregullta dhe të organizuara për tregti dhe blerje gjatë gjithë periudhës së festave.

Lini një Përgjigje