Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndarë me publikun arritjet dhe vështirësitë që ka hasur gjatë mandatit të tij. Ai theksoi se kur mori drejtimin e komunës, gjendja financiare ishte tejet e rënduar. Hamza njoftoi se ka arritur të paguajë më shumë se 13 milionë euro borxhe të prapambetura, të cilat nuk i përkasin periudhës së tij në pushtet. "Mitrovica ishte në një situatë të vështirë për shkak të borxheve të akumuluara, kryesisht për shkak të kontratave që nuk ishin menaxhuar siç duhet financiarisht dhe për shkak të kontratave kolektive. Gjatë këtij mandati, kam arritur të shlyej borxhet e akumuluara, të cilat nuk lidhen me qeverisjen time, duke bërë një investim të konsiderueshëm për komunën," deklaroi Hamza gjatë një interviste në emisionin "Fol me Arin" në Klan Kosova.
Hamza: Paguhen mbi 13 milionë euro borxhe në Mitrovicë