Pikat kryesore
- Kur flitet për Botërorin, natyrisht së pari të shkojnë ndër mend një Mesi apo Mbape, pra Argjentina e Franca, por kur është fjala për golin, nuk mund të lihet pas tyre një Erling Haland.
- Madje, ylli kryesor i Norvegjisë mund të cilësohet si mjeshtri i vërtetë i golit, të paktën për shpeshtësinë me të cilën shënon, edhe pse nuk e ka klasin teknik të kapitenëve të Argjentinës e Francës.
- Gjithsej, Haland ka 4 ndeshje dhe 7 realizime, që do të thotë gati dy për çdo sfidë.
Dihej që më parë se ishte rreziku numër 1. Kur flitet për Botërorin, natyrisht së pari të shkojnë ndër mend një Mesi apo Mbape, pra Argjentina e Franca, por kur është fjala për golin, nuk mund të lihet pas tyre një Erling Haland. Madje, ylli kryesor i Norvegjisë mund të cilësohet si mjeshtri i vërtetë i golit, të paktën për shpeshtësinë me të cilën shënon, edhe pse nuk e ka klasin teknik të kapitenëve të Argjentinës e Francës. Futbollisti i Mançester Sitit ka 7 rrjeta deri tani në turne, duke luajtur një ndeshje më pak se rivalët kryesorë, sepse trajneri Solbaken e la pushim për sfidën kryesore të grupit, atë ndaj Francës, që nuk kishte vlerë për kualifikimin. Gjithsej, Haland ka 4 ndeshje dhe 7 realizime, që do të thotë gati dy për çdo sfidë. Jo vetëm që I shënoi dy herë Irakut dhe Senegalit në grup, por vazhdoi edhe me një rrjetë ndaj Bregut të Fildishtë në raundin e dytë. Kulmi ishte sfida në të tetat e finaleve kur Norvegjia eliminoi Brazilin pesë herë kampion të botës, dhe gjigandi “viking” u përgjigj siç duhet në apel. Firmën e Halandit e mbajtën të dy golat në fitoren 2-1. Në total, për kombëtaren, 25-vjeçari ka 62 gola në 54 ndeshje, dhe duket se i ka të gjitha mundësitë për të thyer rekordin e mbajtur nga Kristiano Ronaldo tek Portugalia. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Francë, në “dorë” të Argjentinës/ Pesë “patriotë” të Messi në çerekfinalen e parë të “Boterorit” Maroku “kërcënon” Francën/ Trajneri Ouhabi: Janë favoritë, por bëjmë gjithçka për t’i mundur Franca, “finalja” e parë e Botërorit/ “Gjelat” zbresin në fushë si favoritë në çerekfinalen kundër Marokut