Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u kritikua pasi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin në të cilin ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.
Kurti u paraqit në Gjykatë, ndërsa pati reagime të shumta për faktin se ai po refuzon të dëshmojë në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore.
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj një detaji tjetër nga paraqitja e Kurtit në Gjykatë.
Ai u pa i rrethuar nga shumë truproja, derisa tre nga ata e shoqëruan edhe brenda derisa u ul në sallë.
Guri e ka e ka pyetur nëse i ka ardhur turp kur i ka parë gjyqtarët e prokurorët, për të cilët thoshte se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo kryeministri.
“Qysh bre kryeministër, me truproje ne vendin ma të sigurt të shtetit.
A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtaret, a tu kujtojke kur thoshe se ata duhet me pasë mbrojtje të afërt, jo kryeministrat”, ka shkruar Guri.
“Duam dije, jo ujëra të zeza”, nxënësit bojkotojnë mësimin pasi shkolla i priti me kanalizim Haradinaj: Për pritjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve e kemi rastin e Kroacisë për Gotovinën 69 raste dërgohen në Prokurori nga Auditori, identifikohen mangësi serioze në menaxhimin e fondeve publike Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për një analizë të thelluar të situatës, ambasada jep detaje