Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen si “vdekja e Greqisë”.
Përmes një postimi në platformën X, miliarderi i njohur shpërndau lajmin për mbylljen e më shumë se 700 shkollave në vendin fqinj, si pasojë e rënies drastike të numrit të nxënësve.
Musk ka folur edhe më parë për këtë çështje.
Në prill 2024, ai deklaroi se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të po atij viti, shprehu habinë për faktin se numri i vdekjeve në vend është dyfish më i madh se ai i lindjeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Visegrad 24”, Greqia është duke përjetuar një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian.
Për pasojë, gjatë vitit akademik 2025–2026, pritet që 721 shkolla të mbyllen, pasi nuk arrijnë të përmbushin minimumin prej 15 nxënësish të regjistruar për të vijuar funksionimin.
The death of Greece https://t.co/zZt4Unl7rQ Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme, Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë Media italiane: Ish-gardiani Fatos Cenaj u vra nga fqinji italian Trump mesazh presidentit të Kinës: Dërgoi përshëndetje Putinit dhe Kim Jong Un, me të cilët komploton kundër Amerikës Garda Skoceze ekspozon armët dhe pajisjet ushtarake në Kosovë