Grafite me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, Mustafi: Provokim dhe frikësim i…

Grafite me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, Mustafi: Provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre Ish-kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar për grafitet që janë shfaqur sot në Bujanoc, e ku shfaqet emri i kriminelit Ratko Mlladiq.

Mustafi i ka cilësuar si provokim i rëndë, kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës në Bujanoc.

“Provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre”, ka shkruar Mustafi.

𝐆𝐑𝐀𝐅𝐈𝐓𝐄𝐓 𝐌𝐄 𝐄𝐌𝐑𝐈𝐍 𝐄 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐄𝐋𝐈𝐓 𝐓𝐄̈ 𝐋𝐔𝐅𝐓𝐄̈𝐒 𝐑𝐀𝐓𝐊𝐎 𝐌𝐋𝐀𝐃𝐈𝐐 𝐍𝐄̈ 𝐙𝐄𝐌𝐄̈𝐑 𝐓𝐄̈ 𝐁𝐔𝐉𝐀𝐍𝐎𝐂𝐈𝐓 𝐉𝐀𝐍𝐄̈ 𝐍𝐉𝐄̈ 𝐏𝐑𝐎𝐕𝐎𝐊𝐈𝐌 𝐈 𝐑𝐄̈𝐍𝐃𝐄̈, 𝐈 𝐏𝐀𝐏𝐑𝐀𝐍𝐔𝐄𝐒𝐇𝐄̈𝐌 𝐃𝐇𝐄 𝐊𝐄̈𝐑𝐂𝐄̈𝐍𝐈𝐌 𝐍𝐃𝐀𝐉 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐈𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄̈𝐉𝐄𝐓𝐄𝐒𝐄̈𝐒!

Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional.

Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit.

Sepse “multietniciteti” aty po ndërton realitetin e ri.

Kjo nuk ndodh me dhunë të hapur, por me mjete më të sofistikuara.

Me letra që shpifin kundër shqiptarëve, me emërime që përjashtojnë shqiptarët, me përjashtim të simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, me ndëshkim të atyre që guxojnë të flasin Lista Serbe pretendon se KQZ po ia zvogëlon kryetarët nëpër Komisione zgjedhore, kërkon reagim ndërkombëtar Grafite me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, Mustafi: Provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre Deputeti i VV-së sulmon gjyqtarët e Kushtetueses para vendimit: Ta shoh ata ish-PAN’ista çka do t’më thonë mua 2 milionë e 69 mijë e 98 votues në listat për zgjedhjet lokale të tetorit Në mbledhjen e KQZ-së shfaqen dy fletëvotimet për zgjedhjet lokale, njëra për kryetar e tjetra për asamblist

Lini një Përgjigje