Pikat kryesore
- Avokati i Ilir Beqajt Ermal Yzeiraj paraqet kërkesat paraprake.
- Ai kërkon pushimin e çështjes pasi nuk ka akuzë nga prokuroria ose pezullimin e çështjes dhe interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
- Prokuroria sipas Yzeirajt, nuk ka nxjerrë një akt të ri që të saktësonte akuzën e Beqajt.
Avokati i Ilir Beqajt Ermal Yzeiraj paraqet kërkesat paraprake. Ai kërkon pushimin e çështjes pasi nuk ka akuzë nga prokuroria ose pezullimin e çështjes dhe interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Prokuroria sipas Yzeirajt, nuk ka nxjerrë një akt të ri që të saktësonte akuzën e Beqajt. “Gjykata nuk mund të jetë burim i akuzës. Beqaj nuk mund të gjykohet për akuzat e reja pasi nuk ekziston një akt i shkruar”, tha avokati. Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj hyn në sallën e gjyqit nga korridori ku hyn publiku, i shoqëruar nga punonjës policie. Sapo mbërrin në sallë i hiqen prangat dhe shoqërohet në tualet, më pas rikthehet në shoqërinë e punonjësve të policisë dhe ulet pranë avokatit te tij, Ermal Yzeiraj. Dy punonjës policie qëndrojnë në salle për të gatantuar sigurinë. Gjykata e Posaçme seancën e kaluar pranoi kërkesën e Beqajt për të qëndruar në sallën e gjyqit, jashtë kafazit të qelqtë. Beqaj po gjykohet me procedurë të zakonshme për kryerjen e veprës penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ilir Beqaj kërkon lirinë/ Ish-ministri përmend vendimin e gjykatës se lartë për paraburgimet Manovrat ligjore të të pandehurve “Vip”/ Nga kërkesa për lirim me para, te dalja nga kafazi: Shtohet kërkesa në gjykatë Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve. Delia: Është gjyqtari ai që merr një vendim