Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit dhe kompensim, shkarkimi i tij i…

Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit dhe kompensim, shkarkimi i tij i…

Pikat kryesore

  • Vendimi i nxjerrë nga Këshilli është jo ligjor dhe jo i drejtë, pasi janë shkelur të drejtat e Krasniqit, ka konstatuar tutje gjykata.
  • Si përfundim, vendimet e Komisionit Disiplinor dhe të KPMShCK-së, sipas vlerësimit të gjykatës, janë juridikisht të paqarta dhe kundërthënëse me vetveten, si dhe me arsyetimin e tyre.
  • Kujtojmë se Nexhat Krasniqi, anëtar i shërbimit civil nga viti 2014, ishte larguar nga puna brenda dy ditësh.

string(99) “gjykata-urdheron-kthimin-ne-pune-te-nexhat-krasniqit-dhe-kompensim-shkarkimi-i-tij-i-kunderligjshem” Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit dhe kompensim, shkarkimi i tij i kundërligjshëm Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, pas aprovimit të padisë së tij si të bazuar. Në aktgjykimin e nxjerrë më 27 tetor, të cilin e ka siguruar Klankosova, thuhet se jan anuluar dy vendime, të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe atë të Ministrisë, rrjedhimisht Komisionit Disiplinor, duke u konstatuar se Krasniqi u largua kundërligjshëm. Vendimi e detyron Ministrinë që ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin, në pozitën e drejtorit me të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe t’i kompensojë të ardhurat e papaguara, në shumën totale prej mbi 16 mijë euro. Vendimi i nxjerrë nga Këshilli është jo ligjor dhe jo i drejtë, pasi janë shkelur të drejtat e Krasniqit, ka konstatuar tutje gjykata. Si përfundim, vendimet e Komisionit Disiplinor dhe të KPMShCK-së, sipas vlerësimit të gjykatës, janë juridikisht të paqarta dhe kundërthënëse me vetveten, si dhe me arsyetimin e tyre. Kujtojmë se Nexhat Krasniqi, anëtar i shërbimit civil nga viti 2014, ishte larguar nga puna brenda dy ditësh. Nexhat Krasniqi, zyrtar i shërbimit civil që nga viti 2014, ishte larguar nga puna brenda vetëm dy ditësh. Më 21 nëntor 2023, Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Mjedisit kishte vendosur një masë të rreptë ndaj tij, pasi kishte shqyrtuar rastin lidhur me sanksionimin e tij nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së me “ndalim hyrjeje” në këtë shtet. Vetëm një ditë më vonë, më 22 nëntor, ish-ministri Liburn Aliu kishte nënshkruar vendimin për largimin e Krasniqit nga shërbimi civil./Klankosova. Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit dhe kompensim, shkarkimi i tij i kundërligjshëm Kurti mundohet ta arsyetojë rritjen për vetëm një asamblist këto zgjedhje: U zbritë numri i përgjithshëm i tyre Kurti e propozon Konjufcën për mandatar pasi vetë dështoi, s’tregon nëse i ka siguruar 61 vota Takimi te Presidentja dhe mbledhja e VV’së për mandatarin, Abdixhiku i reagon Kurtit: Zvarritje për thellim të krizës Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, për mandatarin Kurti po mban fjalim A do të jetë ai mandatar i ri, Konjufca: Do ta mësoni kur të zbres poshtë

Lini një Përgjigje