Gjykata Kushtetuese shpall KDI: Kushtetuesja mund të kërkojë rivotim për nënkryetarët nga…

Gjykata Kushtetuese shpall KDI: Kushtetuesja mund të kërkojë rivotim për nënkryetarët nga…

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ndaluar hapa për formimin e Qeverisë së re, raporton GazetaBlic. Lidhur me këtë, hulumtuesi i lartë nga KDI, Vullnet Bugaqku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka deklaruar se është e mundur që para datës 30 shtator Gjykata Kushtetuese të japë një njoftim lidhur me këtë çështje “Së pari besoj që para datës 30 shtator Kushtetuesja mund të shpall një njoftim mbi çështjen e ngritur e parashtruar nga grupi parlamentar i Listës Serbe, aty po kërkohet me vlerësu Kushtetueshmërinë e procedurës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, rrjedhimisht nënkryetarëve që vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë”, u shpreh ai. Sipas tij një nga opsionet është që Gjykata Kushtetuese të kërkojë rivotim për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë. “Unë vlerësoj se Gjykata Kushtetuese ka mundësi që ta konstatoj shkeljen sa i përket procedurës së ndarjes së votimit të komunitetit jo shumicë, rrjedhimisht mund të kërkoj që çështja të rikthehet edhe një herë në rivotim sa i përket kandidatëve për nënkryetarë që vijnë nga komuniteti jo shumicë, pra si ata që propzohen nga komunitetit serb edhe nga komunitetet tjera jo shumicë. Kjo është një prej mundësive ose një prej situatave që Gjykata mund të vendos sa i përket kësaj çështje dhe mbetet të shihet me datë 30 se si do të jetë epilogu përfundimtar i këtij rasti”, tha Bugaqku. Ai shtoi se një prej skenarëve të mundshëm është që Gjykata të vlerësojë nëse Kuvendi i Kosovës është apo jo i konstituar, bazuar në zhvillimet e deritanishme dhe në respektimin e Kushtetutës gjatë procesit të votimit. “Po ashtu ka mundësi që Gjykata të konstatoj është apo nuk është i konstituar Kuvendi i Kosovës, sa i përket procedurës së deri më tanishme, nëse e vlerëson se ka shkelje kushtetuese sa i përket procesit të votimit për nënkryetarët e komunitetit joshumicë atëherë rrjedhimisht ka mundësi të konstatoj që Kuvendi ende nuk është i konstituar pa u zgjedhur në tërësi të gjithë nënkryetarët e Kuvendit, në të kundërt gjykata do të vlerësoj që mos zgjedhja e një nënkryetari nuk është domosdo në kundërshtim me Kushtetuen dhe rrjedhimisht mund të ketë mundësi që të konstatoj që Kuvendi është i konstituar dhe në seancat e radhës të lejoj, megjithatë unë e shoh pak të mundshme këtë situatën e dytë”, vlerësoi ai. Bugaqku thekson se pas konstituimit të Kuvendit mund të fillojnë afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re. Nëse ato afate kalojnë pa rezultat, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Ideja është që së pari të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pra është interes edhe shtetëror edhe shoqëror i republikës së Kosovës, që të ketë një Kuvend të konstituar, pastaj nëse ndodh konstituimi i Kuvendit rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë të cilat janë afate të qarta dhe nëse nuk ndodh asnjë proces i formiit të qeverisë brenda këtyre afateve normalisht që vendi mund të shkoj dhe të përfundoj në zgjedhje të jashtëzakonshme”, përfundoi ai për GazetaBlic. Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike

Lini një Përgjigje