Gjykata i kthen padinë Kokalarit/ Kërkoi pezullimin e zgjedhjeve në PD, gjykata: Plotëso…

Gjykata i kthen padinë Kokalarit/ Kërkoi pezullimin e zgjedhjeve në PD, gjykata: Plotëso…

Pikat kryesore

  • Pas Mereme Selës, edhe padia e Evi Kokalarit rezulton me të meta.
  • Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka kthyer për plotësim padinë Kokalarit, dhe si në rastin e Meremes, i kërkon të korigjojë padinë dhe ti drejtohet sërish Gjykatës.
  • Ose për të metat e padisë mund të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Pas Mereme Selës, edhe padia e Evi Kokalarit rezulton me të meta. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka kthyer për plotësim padinë Kokalarit, dhe si në rastin e Meremes, i kërkon të korigjojë padinë dhe ti drejtohet sërish Gjykatës. Ose për të metat e padisë mund të ankohet në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Tiranes ndërkohë saktëson se ky nuk është një vendim përfundimtar, pra padia e Kokalarit as është rrëzuar, as është pranuar. Padia thjesht ka problem të plotësimit të kritereve formale proceduriale. Në rastin e Meremes, mjekja i ndoqi të dyja rrugët. Në fillim u ankua në Apel për padinë më të meta, më pas dërgoi një padi të re në Gjykatën e Shkallës së Parë. Evi Kokalari pretendon se është skualifikuar pa të drejtë nga gara për kryetar në PD përballë Berishës. Argumenti i saj më i fortë qëndron si anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD mbi të cilën u hartua dhe qendon statuti i PD që ekziston sot, ndaj dhe ajo ka kërkuar pezullimin e zgjedhjeve për kryetar më 23 maj deri ne nje vendim perfundimtar dhe zhberjen e cdo vendimi te marre deri me sot dhe efektet qe do te prodhohen me pas nga vendimet e mara per ne PD per kete referendum. Megjithatë, të metat e Meremes dhe Evi Kokalarit, me një dorë dhe nga drejtësia, vetëm sa i japin mundësi Berishës të mbajë referendumin e tij më 23 maj, paditë vijnë më pas, dhe me shumë gjasa ka për të qenë një verë e gjatë nëpër Gjykata./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Salianji ankohet te partitë e djathta/ Kthupi: Çfarë synon Sali Berisha me ‘referendumin’ e 23 majit në PD Salianji ankohet te partitë e djathta: Në PD po asgjesohen standartet demokratike dhe pluralizmi “Berisha po e kursen Salianjin”, Mahmutaj: Ai përpiqet me çdo kusht të ndalojë integrimin e Shqipërisë në BE

Lini një Përgjigje